Dojna Mema është një nga moderatoret më të pëlqyera nga publiku shqiptar. Muajt e fundit ajo ka qenë në qendër të mediave, pasi Dojna është në pritje të fëmijës së saj të paë.

Teksa kanë mbetur pak ditë deri kur bekimi i parë i Dojnës dhe Vlashent Satës të vijë në jetë, moderatorja ka vendosur të jetë shumë aktive në Instagram.

Ajo ndan shpesh me ndjekësit e saj momente të veçanta nga shtatëzania, që duket se deri tani i ka shkuar shumë mirë Dojnës.

Kështu, së fundmi, në pamundësi për të qenë ajo intervistuesja, moderatorja ka zhvilluar një intervistë virtuale me fansat.

Një nga pyetjet që Dojna ka vendosur t’i përgjigjet është se kur do t’i kthehet punës dhe sa do të rrijë në shtëpi me djalin.

Përgjigjja e saj është shumë interesante, teksa moderatorja shkruan se do që të kthehet shpejt në punë, pasi kjo gjë e lumturon atë. Dojna thotë në përgjigjen e saj se të bërit nënë, nuk do ta privojë atë nga asgjë në jetë, edhe pse është fëmija i saj i parë dhe nuk e di si do ta përballojë.