I ftuar i Festivalit Sportiv të organizuar në Trento nga La Gazzetta dello Sport, ish-futbollisti i njohur Clarence Seedorf trajtoi të kaluarën e tij si trajner i Milanit dhe gjithashtu çështjen delikate të racizmit:

“Unë nuk mendoj se Italia është një vend racist, sepse pas 20 vitesh besoj se e kuptova si eshte Italia. Femijet e mi jane rritur ne Itali dhe mund ta them kete gje me bindje. Ka raciste si kudo, por eshte sistemi me racist se sa njerezit.

Ka pak shpjegime pse trajneret e ardhur pas meje te Milani gjeten nje skuader tjeter direkt ne Itali edhe pse u shkarkuan, ndersa une nuk mora kurre as nje propozim prej 20 vitesh ne Itali dhe kete nuk e kuptoj dot dhe askush sma shpjegon dot.

Madje, ka nga ata qe me thone “nuk duam te te ofendojme me propozim tone” Por ne fillim duhet ta besh nje propozim pastaj une te them nese jam ofenduar ose jo. Ne te gjithe Europen ka problemin e trajnereve ngjyre.

Nuk kam mundësi kjo gje, propozimin e parë serioz e gjeta në Kinë (ai punoi disa muaj te Shenzen ndersa me pas aventura e fundit ishte ne kombetaren e Kamerunit ku u largua pasi nuk arriti objektivin)

Por është zhgënjyese të shohësh që pas eksperiencës në Milano te Milani dhe pasi i ke dhene shume futbollit duke treguar vlerat e tyre nuk merr një telefonatë nga askush. Kete nuk e shpjegoj dot te them me sinqeritet”.