Ashtu si një nënë që heq lojën e rrezikshme nga duart e fëmijëve të saj, Eric Adams, kryebashkiak i Neë York-ut, ka vendosur të krijojë një ngjarje të vërtetë mediatike.

Ai ka zgjedhur t’i thotë mjaft “murtajës” së motoçikletave të montuara, duke i copëtuar me buldozer. Qindra e qindra ton po përdoren për të shtypur grumbullin e motoçikletave, skuterëve dhe motoçikletave të modifikuara.

Kjo është ideja ekstreme e kryebashkiakut, i cili ka dashur të japë një leksion shembullor, duke çuar për skrap 100 automjete para syve të gazetarëve dhe qytetarëve.

Në qytetin amerikan, që nga fillimi i vitit 2022 janë konfiskuar 2000 motoçikleta dhe skuter. Padyshim që nuk munguan polemikat, pasi shumë njerëz thanë se do të ishte më e dobishme që automjetet të dërgoheshin në vendet ku ende nuk ka mjete transporti.

Një postim me një mbishkrim shumë të qartë u shfaq në profilin e kryebashkiakut në Twitter: “Biçikletat e paligjshme dhe ATV-të rrezikojnë jetën e njujorkezëve. Nuk do të lejojmë që të dalin jashtë kontrollit.

Këtë vit kemi hequr pothuajse 2000 biçikleta nga rruga dhe jemi vetëm në fillim. Cilido ta marrë mesazhin e qartë: A doni të zhurmoni e rrezikoni lagjet tona? Do të dërrmoheni”.