Aktorja e njohur e serialit “Game of Thrones” si edhe e filmit romantik “Me before you”, Emilia Clarke ka rrëfyer për të gjithë se vuan prej disa vitesh nga një sëmundje.

Clarke zbuloi në një intervistë për Sunday Morning, që transmetohet në BBC se ajo ka jashtë funksionit një pjesë të trurit, për shkak të një aneurizmi. (Kjo sëmundje ka të bëjë me një zgjerim jonormal të enëve të gjakut)

Ajo u shpreh: “Një pjesë e trurit tim nuk po funksionon. Fakti që ende mund të flas dhe të jetoj normalisht është i pabesueshëm. Unë i përkas numrit të vogël të njerëzve që arritën t’i mbijetojnë kësaj”, ka zbuluar ajo për BBC, ndërsa tregon se shanset për të ndërruar jetë ishin të pakta nëse nuk do t’i nënshtrohej operacionit. ““Kisha shumë gjakderdhje dhe mjekët më thanë se kisha pak mundësi për të mbijetuar nëse nuk operohesha përsëri. Gjatë operacionit të dytë ma hapën kafkën” – tha Clarke.

Aktorja e dashur për njerëzit në të gjithë botën pësoi aneurizmin e parë përpara 11 vitesh dhe të dytin në vitin 2013, ku operacioni i kryer aso kohe nuk pati sukses.

Pas aneurizmit, ajo vuajti edhe nga afazia, që është një çrregullim gjuhësor me origjinë cerebrale dhe arriti në një pikë që nuk mbante mend as emrin e saj. Fatmirësisht, kjo gjendje nuk zgjati shumë dhe tani ajo është në gjendje të mirë shëndetësore.

Prej vitit 2019, ajo ka themeluar një organizatë humanitare “SameYou”, që i vjen në ndihmë të gjithë njerëzve me të njëtin problem si Emilia.