Modelja spanjolle dhe prezantuesja televizive Pilar Rubio ka zbuluar se bën seks me bashkëshortin dhe yllin e futbollit Sergio Ramos “çdo ditë”.

Nëna e katër fëmijëve, 44 vjeçe, e bëri rrëfimin intim gjatë një interviste televizive. Kur e pyetën se sa shpesh kishte pasur marrëdhënie me bashkëshortin e saj gjatë muajit të fundit, ajo u përgjigj:

“Ne e bëjmë atë çdo ditë, përveç ditëve kur unë jam në Madrid. Sot për shembull, falë jush, nuk mundem”, kanë qenë fjalët befasuese të Rubio.

Pasi drejtuesi i shokuar i emisionit La Resistencia i tha se ata ishin si superheronjtë e Avengers duke bërë seks kaq shpesh me katër fëmijë në shtëpi, ajo shtoi: “Fëmijët e mi janë në shtrat në orën 21:30. Seksi është jetë”.

Ajo këmbënguli se fakti se ata kishin katër fëmijë nuk kishte asnjë ndikim në jetën e tyre seksuale. Në një intervistë të fundit me revistën spanjolle Diez Minutos e cila përkoi me dhjetë vitet e romancës së tyre, Pilar tha:

“Është sikur të ishim takuar dje. Ne folëm për këtë në përvjetorin tonë. Është shumë bukur”.