Fitore e lehte dhe menaxhim! Milani rikthehet te suksesi dhe e ben duke mundur ekipin e Bologna-s qe vjet i hoqi titullin Interit. Kuqezinjte mjaftohen me nga nje gol per pjese dhe arrijne te marin 3 piket pasi kishin ngecur javen e shkuar ne Bergamo ndaj Atalanta-s.

Milani mbylli 45′ e para ndaj Bologna-s me rezultatin e avantazhit 1-0 falë golit të shënuar nga Rafael Leao por skenën e ka marrë talenti belg De Ketelaere. Për futbollistin që kushtoi 35 mln euro bashkë me bonuse kishte tepër kuriozitet për ta parë nga fillimi me fanellën kuqezi pasi kishte debutuar dhe luajtur dy ndeshjet e mëparshme si zëvendësues.

VIDEO E GOLIT LEAO

Pikërisht nga minuta e parë ai ka dhënë shkëndijat që priteshin duke luajtur topa të bukur dhe duke qenë edhe asistman te Leao pasi rikuperoi top vetë në mesin e fushës. Më pas, një tjetër pasim i artë për Kalulu por portieri Skorupsi bën mrekullinë duke e pritur fare afër.

Milani ka shansin të shënojë sërish në fund të pjesës së parë me Giroud – goditja e tij kalon ngjitur me shtyllën – dhe me Leao në fund, teksa Skorupski pret dhe më pas goditja e De Ketelaere bllokohet nga mbrojtja…

 

Ne pjesen e dyte, nje super asist nga Leao i dha mundesi Giroud te shenonte. Me pas nderrime te trajnerit dhe debutimi i Yacine Adli. Ne fund, Saelemaekers dhe Calabria kishin rastin per 3-0 por nuk arriten dot.