Pas barazimit ndaj Roma-s, Juventus nuk gabon ndaj Spezias dhe u rikthye te fitorja. Bardhezinjte në fakt mundën ligurianët 2-0 falë një perle të Dusan Vlahovic në pjesën e parë dhe një goli të Milik në pjesën e dytë. Goli i pare bardhezi per polakun qe ka vetem 1 jave qe ka mberritur nga Marseille.
Sulmuesi serb vendos lojën me një goditje dënimi mjeshtërore që mposht Dragowski, ndërsa polaku sajon një gol te bukur pas një asistimi të çmendur nga Miretti. Allegri gjithashtu buzëqesh për rikthimin e Di Marias në fushë, por humbet Szczesny nga lëndimi.
Zonja e Vjeter është tashmë në vendin e tretë të renditjes me 8 pikë, dy pikë prapa liderit Roma, qe ndodhet me 10 pike. Nje kuriozitet i bukur edhe per golin e Vlahovic. Ne fakt, ne momentin qe ne stadium ka mberritur blerja e fundit e zyrtarizuar, Paredes, ai ka takuar Pogba.
Te dy kane nisur te bisedojne por ne ate moment, Vlahovic ka shenuar dhe menjehere kane pare golin dhe kane nisur te gezohen. Duket se Paredes ka sjellur fat te bardhezinjte qe pa debutuar ende…
Per t’u theksuar edhe goli i Milik! Nje goditje sulmuesi zone qe pret topin e bukur te Mirettit, e stopon dhe me pas kthehet duke shenuar nje gol vertet te bukur. Nje sulmues qe do t’i beje pune bardhezinjve
Ngec Napoli ndaj Lecce-s! Gjithcka vendoset ne pjesen e pare kur pas golit te shenuar nga Elmas pasi Lecce humbi penallti me Colombo, eshte sulmuesi ai qe gjithashtu gjen rrjeten me nje supergol nga distanca duke barazuar. Pavaresisht tentativave te Napolit, ne fund rezultati mbetet 1-1.