Çfarë është dashuria? Përgjigjen e saktë mund ta japë aktori i njohur Nicolas Cage, që është martuar për të pestën herë. Mësohet se 57-vjeçari është martuar më 26-vjeçaren Riko Shabata dhe martesa është bërë më 16 shkurt në “Wynn Casino Hotel” të Las Vegasit. Ceremonia është bërë në praninë e një numri të vogël të ftuarish.

Interesant fakti se fejesa është bërë 6 muaj më parë përmes internetit, pasi çifti ka jetuar në distancë si pasojë e pandemisë Covid-19. “Kemi qenë larg njëri-tjetrit për 6 muaj, ajo në Nju Jork dhe unë në Nevada. Por tani jemi bashkë e jemi të luajtur. Isha unë ai që i thashë se doja të martohesha me të”, tha Cage, që i dhuroi një unazë të zezë.

Nicolas Cage është martuar për herë të parë në vitin 1995 me Patricia Arquette (divorcuar në vitin 2001). Në vitin 2002 ai është martuar me Lisa Marie Presley, me të cilën u divorcua pas vetëm një muaji. Gruaja e tretë ka qenë Alice Kim, nga viti 2004 deri në vitin 2016. Martesa e katërt ka qenë “flash” dhe zgjati vetëm 4 ditë. Në vitin 2019 u martua me Erika Koike.

Aktori ka dy fëmijë, Kal-El (lindur në vitin 2005) dhe Weston Copola (28 vjeç), lindur nga bashkëjetesa me Christina Fulton.