Pep Guardiola, trajneri i Manchester City, foli në një konferencë për shtyp në prag të ndeshjes kundër Paris Saint-Germain, ndeshja e kthimit të gjysmëfinales së Champions League:

“Parisi është një ekip i jashtëzakonshëm, të gjithë e dinë këtë. Unë shikoj cilësitë e tyre , por në të njëjtën kohë jam i vetëdijshëm se sa të mirë mund të jemi.

Nesër duhet të zbresim në fushë me frymën e ndeshjes së parë. Nuk është e komplikuar”.

Në përballjen e mëparshme ndaj Pochettino, Pep humbi çerekfinalen në 2019 kundër Tottenham…

“Askush nuk mund ta kontrollojë kaosin. Unë nuk mund të parashikoj se çfarë do të ndodhë nesër.

Janë skuadra të ndryshme, kohë të ndryshme. Po flasim thesht për të kaluarën, pjesë e kujtimeve tona.

Ne zhvilluam një performancë të jashtëzakonshme atëherë, por nuk mundëm ta kalonim Tottenham. Tani le të përpiqemi të arrijmë në finale”.