Gemma Owen dhe Luca Bish duket se janë puthur dhe perqafuar pas ribashkimit të tyre në “Love Island”, në fillim të kësaj jave.
Dyshja, e cila u rendit e dyta në serinë e këtij viti të shfaqjes së takimeve, u kthyen në Britani të Madhe të mërkurën në mëngjes, pas dy muajsh larg shtëpisë.
Të nesërmen, ata ishin të zënë me xhirimet e shfaqjes së ribashkimit, por emocionet ishin të larta pasi dyshja u shfaqën të lumtur kur u fotografuan teksa ktheheshin në hotel.
Luca dhe Gemma u fotografuan nga paparacët pas një takimi dreke me mamanë e Gemma-s, Louise Bonsall, në Londër.
Gemma, 19 vjece, zgjodhi një këmishë rozë dhe xhinse “denim”. Ajo e kompletoi paraqitjen e saj me një palë sandale të bardha, një çantë dhe syze dielli të mëdha. Ndërkohë, Luca tronditi një pamje më casual të tuta të zeza…
Shitësi i peshkut ishte një zotëri i vërtetë, ndërsa çoi bagazhet e Gemma-s në taksi, përpara se të puthnin njëri-tjetrin për lamtumirën.