Nuk ka paqe për Shakirën: këngëtarja e njohur, e cila du ket se po kalon një moment krize më partnerin e saj Gerard Pique për shkak të një tradhtie të supozuar, duket se është ndier keq në ditët e kaluara dhe ka përfunduar në spital.
Lajmi është dhënë nga revista spanjollë Hola!, ku lexohet se këngëtarja kolumbiane është ndier keq para përhapjes së lajmeve për ndarjen e mundshme të çiftit.
Sipas lajmeve të raportuara nga revista spanjolle, artistja, e cila jeton prej vitesh në Barcelonë, është transportuar në sptial pas një krize nervash.
Në faqet e revistës janë publikuar disa fotografi të këngëtares duke qarë e dëshpëruar, e ngushëlluar pikërisht nga partneri Gerard Pique. Sipas zërave që qarkullojnë në internet, lojtari duket se e ka tradhtuar me një vajzë 20-vjeçare.
Në fotografi shihet edhe mamaja e këngëtares, e cila mundohet të qetësojë vajzën, por pa sukses. Futbollisti dhe mamaja e Shakira-s kanë ndjekur me makinë ambulancën deri në klinikë, duke mos e lënë kurrë vetëm këngëtaren.