Një vit për t’u harruar për çiftet e famshme në botën e futbollit. Para Francesco Totti-t dhe Ilary Blasi-t, në botën e thashethemeve të futbollit kanë qenë Shakira dhe Gerard Pique, që kanë lajmëruar ndarjen e tyre muajin e kaluar duke i hapur rrugën hamendësimeve dhe prapaskenave.

E fundit ka të bëjë pikërisht me marrëveshjen për ndarjen dhe ofertën që këngëtarja kolumbiane duket se i ka bërë mbrojtësit të Barcelona-s për ta mbyllur marrëdhënien e tyre pas 12 vitesh dhe dy fëmijëve, Sasha dhe Milan.

Një ofertë që, sipas mediave spanjolle, është e pabesueshme, por që është refuzuar nga 35-vjeçari katalanas për një arsye shumë të qartë.

Sipas emisionit në YouTube “Chisme No Like”, Shakira duket se i ka bërë një ofertë multimilionere Pique-së, i cili duket se e ka refuzuar në mënyrë të pabesueshme.

Më saktësisht, duket se këngëtarja kolumbiane është ofruar të marrë përgjegjësinë e plotë të fëmijëve, të cilët do të transferoheshin me të në Miami.

Pique-së do t’i lejohej të kalonte verën me ata dhe të fluturonte në Florida pesë herë në vit me biletën që do të paguhej nga Shakira.

Jo vetëm: 45-vjeçarja nga Barranquilla duket se ka pranuar edhe të mbulojë edhe 20% të borxhit të futbollistit, që arrin në rreth 2.5 milionë euro, të krijuar për shkak të problemeve ligjore në Spanjë.

“Ka patur një takim mes Shakira-s dhe Pique-së, – ka zbuluar gazetari Jordi Martin. – Ka qenë një takim i tensionuar. Ka patur një diskutim se ku do të qëndrojnë fëmijët dhe me kë. Thonë se Pique ka qenë i vendosur të mos pranojë që të transferohen në Miami”.

Pikërisht kjo duket se qëndron në bazën e refuzimit, ndërsa avokatët i janë futur përsëri punën për një kundër ofertë të re.