Lidhja mes Shakira dhe Gerard Pique nuk ka përfunduar për shkak të një tradhtie. Këtë e ka siguruar Roberto Garcia, ish-i dashuri i një prej motrave të këngëtares kolumbiane.

Burri, i cili sot nuk është më i lidhur me familjen Mebarak, tha për EsDiario se marrëdhënia mes yllit të muzikës dhe futbollistit të Barcelona-s ka marrë fund vetëm dhe ekskluzivisht për problemet ekonomike.

Duket se mbrojtësi i ka kërkuar ish-partneres një shumë të madhe parash për të hapur disa aktivitete sipërmarrëse në Bahamas dhe Kolumbi: kërkesë që Shakira, pas një konsultimi me prindërit, e ka refuzuar.

“Ajo nuk bën asgjë pa lejen e prindërve, ata i mbikëqyrin shumë gjëra në jetën e saj”, ka shpjeguar Roberto, i cili ka qenë i fejuar me motrën e Shakirës, ​​Lucila, për tetë vite.

Pas këtij refuzimi të thatë, zënkat dhe keqkuptimet mes artistes dhe sportistit janë bërë gjithnjë e më të shpeshta deri në ndarjen përfundimtare.

Sipas asaj që tha Garcia, Shakira nuk do ta kishte menduar kurrë martesën me Pique: “Pasi e vuri re, ai e kuptoi menjëherë se mund të ishte babai i fëmijëve të saj, por ajo e dinte se nuk do të martohej kurrë me të”.

Roberto gjithashtu saktësoi se të dy kishin bërë jetë të ndara për periudha të ndryshme dhe vetëm më vonë vendosën të bënin njoftimin zyrtar.