Vazhdon të flitet shumë për ndarjen mes Shakira-s dhe Gerard Pique. Sipas zërave të fundit, marrëdhënia ka arritur në fund pas 12 vitesh dhe dy fëmijësh bashkë për shkak të disa tradhtive nga ana e futbollistit spanjoll.

Zëra që nuk janë konfirmuar kurrë, por as që janë përgënjeshtruar, nga të interesuarit e drejtpërdrejtë. Ndërkohë është zbuluar një profeci nga e kaluara.

Një fallxhore amerikanojugore, në fakt, ka parashikuar laamtumirën mes këngëtares ë njohur dhe mbrojtësit të Barcelona-s.

VIDEOJA E FALLXHORES

Mhoni Vidente, një nga fallxhoret më të famshme në Amerikën Latine, ka siguruar në 2018-ën se Shakira dhe Pique do të ishin ndarë për shkak të sportistit.

“Pique ka një lidhje me një person të tretë”, ka thënë ajo në atë kohë, duke shtuar se Shakira do ta kapte me një femër ose edhe me një mashkull: “Do të jetojë një situatë fatkeqe dhe do të ndahet nga Pique”.

Videoja e profecisë është kthyer të qarkullojë këto ditë: katër vite më mbrapa, fjalët e fallxhores kanë rezultuar më të vërteta se kurrë.