Pas më shumë se 12 vitesh së bashku, futbollisti spanjoll Gerard Pique dhe këngëtarja Shakira njoftuan zyrtarisht se do të ndaheshin.

Pas këtij lajmi, me dhjetëra lajme të tjera kanë qarkulluar rreth arsyes se pse çifti vendosi t’i japë fund marrëdhënies së tyre.

Së fundmi, në mediat e huaja po qarkullon një foto ku shihet se si Pique dhe Shakira debatojnë në mënyrë të ashpër në sy dy fëmijëve të tyre.

Këto mund të kenë qenë edhe pushimet e fundit të çiftit, që shihen në një jaht së bashku me djemte, Milan dhe Sashën.

Sa i përket kujdestarisë së fëmijëve, ende nuk është rënë dakord mes futbollistit e këngëtares se çfarë do të ndodhë me ta, ndërsa kjo çështje pritet të diskutohet në javët në vijim.