Prej disa javësh, Shakira dhe Gerard Pique janë kthyer në një nga çiftet më të komentuar. E kësaj radhe jo për romancën e tyre, por për ndarjen e bujshme pas thuajse më shumë se 10 vitesh së bashku.

Ky nuk është një moment i lehtë për këngëtaren kolumbiane, e cila ka vendosur të flasë për herë të parë për ‘Elle’ rreth ndarjes së saj me futbollistin spanjoll dhe për etapën e re në jetë.

‘Është e vështirë të flasësh për këtë, sepse jam duke e përjetuar ende si gjë. Edhe sepse jam në sy të opinionit publik dhe sepse ndarja jonë nuk është si ndarjet e rregullta. Dhe kështu, ka qenë e vështirë jo vetëm për mua, por edhe për fëmijët e mi. Tepër e vështirë’ – tha Shakira, e cila shton se paparacët janë gjatë gjithë kohës përballë shtëpisë së saj dhe ajo nuk gjen vend ku të jetë e qetë e të fshihet prej tyre veçse në shtëpi.

Shakira gjithashtu tregon për ‘Elle’ se ajo po përpiqet t’i mbrojë fëmijët e saj nga e gjithë kjo ‘zhurmë’ e krijuar rreth ndarjes së prindërve, por është e pamundur.

“Unë përpiqem ta bëj dhe t’i mbroj ata, sepse ky është misioni im numër një në jetë. Por më pas ata dëgjojnë gjëra në shkollë nga miqtë e tyre ose hasin në disa lajme të pakëndshme në internet, dhe kjo thjesht i prek ata, e dini?” – shtoi 45 vjeçarja.

Linku i intervistës : https://www.elle.com/es/living/ocio-cultura/a41298368/shakira-entrevista-elle/