Një 2022 për t’u harruar për Shakirën. Këngëtarja kolumbiane u nda, pas dymbëdhjetë vitesh dashuri, me Gerard Piqué, babanë e fëmijëve të saj Milan dhe Sasha. Por artistja rrezikon të përfundojë edhe në burg: disa muaj më parë humbi çështjen për mashtrim tatimor në Spanjë në apel.

45-vjeçarja u akuzua se nuk kishte paguar 14.5 milionë euro taksa mbi të ardhurat e saj në periudhën 2012-2014. Vite në të cilat marrëdhënia mes Shakira-s dhe Pique po lulëzonte dhe çifti ishin në pritje të fëmijës së tyre të parë.

Muzikantja është mbrojtur gjithmonë duke përsëritur se është një “nomade pa rrënjë”, por e kanë tradhtuar provat e shumta: pagesat me kartë krediti, fotot në rrjetet sociale që dokumentonin daljet e shpeshta me miqtë në Barcelonë, zgjedhjen për të vazhduar shtatzaninë e parë në një klinikë në Katalonjë.

Vendimi i fundit i Shakira-s

Deri më tani Shakira, me këshillën e Pique, ka mbajtur një linjë të ashpër mbrojtjeje. Lojtari i Barcelonës ka pasur probleme edhe me taksat në të kaluarën dhe pasi kishte arritur të anulonte një gjobë të rëndë i kishte kërkuar ish-partneres të mos dorëzohej përballë akuzave dhe kërkesave të shtetit spanjoll.

Tani që të dy janë ndarë dhe ndarja është bërë e ditur publikisht, ylli i popit duket se ka ftuar avokatët e saj që të ndryshonin strategjinë e tyre.

“Shakira dëshiron të arrijë një marrëveshje që do t’i lejojë asaj të shmangë burgun. Pasi e mohoi për vite, ajo dëshiron të pranojë gjithçka dhe të paguajë një gjobë milionere”, tha një burim në El Pais.

Shakira ka dëshirë të largohe ngat Spanja

Shakira kërkon të shmangë burgun por mbi të gjitha një proces që do të bëhej mediatik. Pas gjithë thashethemeve për fundin e dashurisë me Pique, këngëtarja dëshiron të shmangë ndërhyrjet e mëtejshme në jetën e saj private.

“Ajo dëshiron të mbyllë këtë kapitull gjyqësor që e prek shumë nga pikëpamja emocionale”, shpjegoi burimi. Për këtë arsye ajo ka vendosur të mos ndjekë më sugjerimin e futbollistit dhe ka porositur ekipin e saj të avokatëve që të kërkojnë një marrëveshje që mund ta mbyllë të gjithë çështjen sa më shpejt të jetë e mundur.

Shakira gjithashtu synon të kthehet për të jetuar në Miami, ku bleu një rezidencë përpara se të takohej me Gerardin në 2010.