Pas dymbëdhjetë vitesh dashuri dhe dy fëmijëve së bashku, Shakira dhe Pique kanë vendosur të ndahen. Marrëdhënia e tyre nuk ishte më e mira dhe vetëm tani dalin në sipërfaqe kuriozitete dhe prapaskena të fshehura prej kohësh.

Gazetarja spanjolle Lorenza Vazquez tha për Telecinco se këngëtarja quhej “La Patrona” nga miqtë dhe bashkëpunëtorët e Gerard-it.

Mesa duket artistja nuk ka arritur asnjëherë të krijojë një marrëdhënie të mirë me rrethin ngushtë të ish-partnerit dhe njerëzit më të afërt me të.

Në më shumë se një dekadë, Shakira nuk do i ka thelluar kurrë marrëdhëniet me miqtë e Pique, duke mbajtur gjithmonë një qëndrim mjaft të shkëputur.

“Shakira nuk ndihej mirë në Barcelonë”

Sipas asaj që siguroi gazetarja, Shakira gjithmonë duket se i ka shmangur takimet me gratë e lojtarëve të tjerë, kolegët e Pique.

Në të kaluarën është folur për njëfarë urrejtjeje me Antonela Roccuzzo-n, por së fundmi gruaja e Messit e ka mbështetur publikisht yllin e popit me zemra në Instagram.

Shakira gjithashtu ka treguar disa herë se nuk ndihej shumë  mirë në Barcelonë, ku u transferua për shkak të lidhjes së saj në vitin 2011.

“Shakira kishte vetëm një mike”

I vetmi person me të cilin është shoqëruar, mikja e saj e vetme në Spanjë, ka qenë nëna e Pique, me të cilën, megjithatë, lidhja është prishur pas ndarjes nga mbrojtësi.

Sipas Vazquez, sjellja e Shakirës ndaj miqve të Pique duket se ka  shkaktuar më shumë se një herë mosmarrëveshje brenda çiftit.

Prandaj prishja mund të ketë ndodhur jo vetëm për shkak të tradhtive të supozuara, por edhe për shkak të keqkuptimeve dhe papajtueshmërisë së karakterit.