Deklarata e fundit e këngëtares Shakira sai takon divorcit të saj me mbrojtësin e Barcelonës, Gerard Pique , e kanë shqetësuar futbollistin spanjoll.

Shakira ka dhënë një intervistë për revistën “ELLE”, ku ka treguar se si po e përballon divorcin nga Pique. Por Pique nuk e ka pritur fare mirë intervistën, i cili është mërzitur me ish-partneren e tij.

Shakira tha: “Mund të them vetëm se kam vendosur gjithçka që kam në këtë marrëdhënie dhe në familjen time. Gerard si futbollist donte të luante futboll dhe të fitonte kupa dhe unë duhej ta mbështesja.  Unë e vura karrierën time në plan të dytë dhe erdha në Spanjë, që ai të luante futboll dhe të fitonte tituj”, u shpreh Shakira.

Ndërsa Pique, mendon se Shakira po luan rolin e viktimës. “Të gjithë ata që e njohin e dinë se edhe nëse ai ka dalë për disa netë duke pirë, ai gjithmonë e ka kombinuar këtë me biznesin e tij, por edhe me kujdesin për familjen e tij.

I çon fëmijët në shkollë, në aktivitete jashtëshkollore, në udhëtime dhe e kalon gjithë kohën me ta kur nuk punon”, thonë të afërmit e Pique.