Jemi në stinën e verës dhe temperaturat sa vijnë e rriten më shumë.
Sigurisht që kemi nevojë për t’u freskuar dhe plazhi nuk është e vetmja mënyrë për të shmangur vapën. Edhe perimet e frutat e stinës mund të na freskojnë.
E kush më mirë se shalqiri e pjepri? Dy nga frutat më të preferuara të shumë njerëzve, që përveç freskisë, përmbajnë edhe shumë vitamina e lëndë me vlera të larta ushqyese.
Duhet të keni parasysh se këto dy fruta përmbajnë shumë sheqer. Por nga ana tjetër, shalqiri dhe pjepri përmbajnë shumë ujë që hidraton trupin në këto ditë vere.
Por cila nga këto dy fruta përmban më pak kalori?
Një fetë shalqi, rreth 200 gramë, përmban 60 kalori ndërsa një fetë pjepër ka rreth 50 kalori.
Pavarësisht kalorive që përmbajnë, të dyja këto fruta rekomandohen të konsumohen gjatë kësaj stine.