Larja e kundërt e flokëve është një metodë e njohur për të gjitha parukieret dhe për ato vajza që janë të fiksuara pas kujdesit të flokëve. Kjo metodë ka të bëjë me larjen e flokëve me balsam, para përdorimit të shampos dhe figuron si një metodë mjaft e shëndetshme për flokët.

Por cilat janë tre arsyet kryesore?

E para ka të bëjë me ushqimin që i shton fijeve të flokëve. Shampo ka vetinë t’i zhveshë flokët nga vajrat e tyre natyralë dhe kur përdoret balsami, ai shton një shtresë mbrojtëse për parandalimin e zhveshjes së flokëve. Kjo i mban flokët të hidratuar dhe të ushqyer siç në fakt duhet.

E dyta ka të bëjë me eliminimin e grumbullimit të produktit. Balsami është më i trashë së shampoja. Dhe edhe pse i hidraton fijet, ai edhe i rëndon ato. Kjo është kryesisht për vajzat që kanë flokë me fije të holla. Përdorimi i shampos pas balsamit ndihmon në larjen e çdo grumbullimi të tepërt të produktit që mund t’i lërë fijet e flokëve të duken “pa jetë”. Kjo mënyrë i jep më shumë volum flokëve.

E treta ka të bëjë me yndyrën ose vajin e flokëve. Larja me balsam së pari është një mënyrë e shkëlqyer për ato që kanë skalp të yndyrshëm. Kjo metodë shplan vajin e tepërt, pa hequr qafe vajrat natyralë.

Epo duket interesante dhe duhet provuar. Fundja, nuk humbim gjë.