Legjenda e NBA-së, Shaquille O’Neal, ka deklaruar se për të, basketbollisti më i mirë aktualisht në botë është Stephen Curry, që luan me Golden State. Ai e konsideron 34-vjeçarin e Warriors si një mjeshtër, që vështirë se do ta arrijë njeri sezonin e ri.

Asnjë nuk luan kaq mirë sa Curry. Mbron mirë, ka një shënjestër të jashtëzakonshme dhe di të organizojë lojën. Është një basketbollist që ka ditur të tregojë aftësitë e tij edhe sezonin e fundit, kur doli kampion”, tha O’Neal

Stephen është një basketbollist që punon shumë për të arritur në majë. Unë e ardhuroj atë djalë, pasi bën gjëra të jashtëzakonshme. Këtë vit, ai është padyshim lojtari më i mirë në botë, do të argëtohemi ta shohim edhe sezonin e ri”, tha O’Neal.