Sulm hackerash në shtëpinë e republikanëve në Uiskonsin. Pirat ët informatikë kanë zhvatur 2.3 milionë dollarë nga llogaria e përdorur për financimin e fushatës për rizgjedhjen e Donald Trump.

Lajmi është dhënë nga kryetari i partisë së Shtetit, Andrew Hitt, që ka thënë se 22 tetorin e kaluar ka patur një aktivitet të dyshimtë: “Nuk ka dyshim se kjo vjedhje krijon një disavantazh financiar për republikanët”.

Mbi ngjarjen po heton FBI.

Një goditje në një prej Shteteve kyç për zgjedhjet e 3 nëntorit. Hackerat duket se kanë arritur të manipulojnë faturat e katër furnizuesve të fushatës së Trump, në mënyrë që të përvetësonin paratë.

Trump fitoi në Uiskonsin në 2016-ën për pak më shumë se 23 mijë vota dhe mbetet një Shtet në dyshim për zgjedhjet e këtij viti. Pikërisht në Uiskonin do të shkojnë të premten dy sfidantët për Shtëpinë e Bardhë.