Një debat i nxehtë është zhvilluar gjatë intervistës mes gazetares së NBC, Savannah Guthrie, dhe Donald Trump.

Drejtuesja ka kritikuar presidentin amerikan për një retweet që përmbante teorinë e një komploti sipas të cilit një skuadër e Navy SEAL ka inskenuar vdekjen e Bin Laden për të favorizuar Obama-n.

Presidenti është përgjigjur: “Ishte një retweet me opinionin e dikujt Unë e postoj, më pas njerëzit mund të vendosin vetë. Nuk do të marr një qëndrim”.

Gazetarja është kundërpërgjigjur: “Ju jeni presidenti! Nuk jeni xhaxhai idiot i dikujt që poston çdo gjë!”.

Presidenti, gjithsesi, ka këmbëngulur, pa marrë distancat nga përmbajtja e mesazhit, dhe duke akuzuar mediat se janë të gjitha false.

“Nëse nuk do të kisha rrjetet sociale, nuk do të dija si t’ia përcillja njerëzve fjalën time”.