Princi i Kurorës Saudite Mohammed bin Salman ka “autorizuar” një operacion për “kapjen ose vrasjen” e gazetarit disident Jamal Khashoggi.

Kjo u deklarua nga një raport i inteligjencës amerikane i lëshuar nga administrata Biden pas deklasifikimit të tij, sipas raporteve të mediave amerikane.

Princi i Kurorës Saudite Mohammed bin Salman e shikoi gazetarin disident Jamal Khashoggi si një kërcënim për mbretërinë dhe mbështeste gjerësisht përdorimin e dhunës nëse ishte e nevojshme për ta heshtur atë.

Raporti i inteligjencës amerikane për vrasjen e Jamal Khashoggi rendit 21 persona që 007 amerikanët i konsiderojnë me “besim të lartë” si bashkëpunëtorë ose përgjegjës për vdekjen e gazetarit disident në emër të Princit të Kurorës Saudite Mohammed bin Salman.

Në raportin mbi vrasjen e Jamal Khashoggi, inteligjenca amerikane ka “një bindje të lartë” në lidhje me përgjegjësitë e individëve të përfshirë në vdekjen e gazetarit disident Jamal Khashoggi por nuk është në gjendje të thotë nëse ata e dinin paraprakisht që operacioni do të përfundonte me vrasja e tij.