Duket një histori që është fryt i imagjinatës më të zjarrtë dhe të gjallë të një skenaristi të një filmi, por e gjitha është e vërtetë: në Liqenin Mead janë gjetur trupa të pajetë, falë thatësirës që ka bërë që niveli i ujit të bjerë ndjeshëm.

Ish-kryebashkiaku dhe avokati i Las Vegas-it ka thënë se shumë nga ish-klientët e tij dukeshin të interesuar për “kontrollin e klimës”, zhargon mafioz për ruajtjen e nivelit të liqenit dhe trupave në varret e tyre me ujë.

Kapaciteti i pellgut është ulur gjithashtu me 30% për faktin se ujërat e tij përdoren për të furnizuar 40 milionë njerëz në qytete, ferma dhe tribu  në shtatë shtete të Shteteve të Bashkuara jugperëndimore.

Trupat e gjetur në liqen

“Nëse liqeni fundoset shumë më tej, ka shumë të ngjarë që do të dalin gjëra shumë interesante”, tha Michael Green, një profesor historie në Universitetin e Nevadës, Las Vegas.

Një grup turistësh gjetën një fuçi me brenda trupin e një burri, i cili nuk është identifikuar, por policia e Las Vegas ka konfirmuar se është qëlluar, ndoshta në mesin e viteve 1970 dhe fillimin e viteve 1980. Një tjetër trup u gjet në rërë: sipas Shërbimit të Parkut Kombëtar.

“Mjeku ligjor i Qarkut Clark është kontaktuar për të përcaktuar shkakun e vdekjes. Hetimi është në vazhdim. Nuk ka informacion të mëtejshme aktualisht”, tha ai.