Zakonisht është e vështirë të kuptojmë nëse telefoni ynë është hakeruar, e sidomos edhe nëse teknologjia nuk është pika jonë më e fortë.

Por, për këtë ju vijmë në ndihmë disa ekspertë, të cilët janë mbledhur e kanë nxjerrë disa këshilla e shenja që ju duhet të keni parasysh për të kuptuar nëse ju kontrollojnë telefonin.

Duhet të keni parasysh se nëse telefoni juaj është hakeruar, ju do të nisni të merrni disa mesazhe të çuditshme. Miqtë tuaj do të nisin të marrin mesazhe nga ju, por që në fakt nuk i keni dërguar ju. Po ashtu, edhe ju mund të merrni mesazhe që nuk janë të dëstinuara nga ju, që është në fakt një tjetër formë hakerimi i telefonit.

Gjithashtu, në pajisjen tuaj nisin të instalohen aplikacione të reja, pa e bërë ju. Kjo mund të jetë normale kur softueri juaj përditësohet, por aspak normale nëse shfaqet në mënyrë të papritur. Kështu që mos e hapni aplikacionin pa e kontrolluar më parë në një nga motorët e kërkimit se për çfarë bëhet fjalë.

Bateria e telefonit tuaj nis të shkarkohet më shpejt, që vijnë si pasojë e disa malëer-eve në telefonin tonë, teksa gjithashtu vëmë re se pajisja nxehet më shumë se më parë. Disa aplikacione punojnë më ngadalë ose ndalojnë së punuari në mënyrë normale. E kjo ndodh pasi në këtë moment, programet mund të jenë duke përgjuar të dhënat tuaja.

E veç këtyre shenjave, kini parasysh se nëse oferta juaj mbaron më shpejt se zakonisht, atëherë kjo mund të ndodhë pasi hakerat e përdorin pajisjen tuaj për të bërë thirrje në linja të huaja.