Sheqeri i lartë në gjak është një problem mjaft serioz mjekësor që duhet trajtuar me kujdes dhe nuk duhet injoruar.

Duhet të kemi shumë kujdes nga niveli i tij i lartë në gjak mund të çojë në shfaqjen e diabetit dhe komplikime të tij.

Për këtë arsye, duhet të kemi kujdes se çfarë konsumojmë dhe ne do t’ju rekomandojmë 7 ushqime që e ulin nivelin e sheqerit në gjak.

Përdorni sa më shumë perime pa niseshte. Hiqni dorë nga patatet dhe konsumoni sa më shumë perime që përmbajnë fibra dhe ujë, si edhe perime jeshile. Këto të fundit përmbajnë shumë vlera ushqyese.

Gjithashtu, konsumoni fruta, por jo në formën e lëngjeve dhe smoothie-ve.

Një nga ushqimet e rëndësishme që ul nivelin e sheqerit në gjak janë edhe drithërat pasi përmbajnë shumë drithëra që ngadalësojnë tretjen e karbohidrateve në trup. Drithërat përmbajnë edhe antioksidantë dhe antiinflamatorë që ndihmojnë në parandalimin e diabetit.

Të gjitha llojet e bishtajoreve e në veçanti thjerrëzat ndihmojnë në parandalimin e sëmundjes së diabetit, pasi përmbajnë fibra dhe janë burim proteinash.

Konsumoni yndyrna të shëndetshme, si fruta të thata, fara, vaj ulliri etj që konsiderohen si një ushqim që ndikon në uljen e nivelit të sheqerit në gjak. Vetëm kini parasysh se nuk duhet t’i konsumoni në sasi të mëdha.

Edhe proteinat ju mbajnë të ngopur për një kohë të gjatë dhe ndihmojnë në ngadalësimin e tretjes. Këshillohet të konsumoni proteina me bazë bimore, si mishi i pulës, mishi i peshkut, bishtajoret etj.