Ne nuk jemi absolutisht një familje raciste”.

Ka qenë kjo deklarata e dhënë sot nga princi William, vëllai i Harry, pas deklaratës që ky i fundit dhe bashkëshortja e tij Meghan bënë gjatë një interviste televizive. Në këtë intervistë, ata thanë se një anëtar i familjes mbretëtore, i paidentifikuar, kishte thënë fraza raciste për foshnjën e Meghan, kur ajo ishte ende shtatzënë.

Princi William, Duka i Kembrixhit, u shpreh se ende nuk ka biseduar me të vëllanë Harry pas intervistës, por premtoi se kjo gjë do të ndodhë shumë shpejt. Edhe familja mbretërore u shpresh e shqetësuar për atë deklaratë, duke thënë se ndjejnë keqardhje për atë që ka ndodhur.