Përleshje në “Maurizio Costanzo Show” mes Vittorio Sgarbi dhe Giampiero Mughini. Siç zbulon “Dagospia”, dy figurat e njohura publike në Itali u përplasën gjatë debatit për luftën në Ukrainë.

Në përplasjen fizike, kritiku i artit madje ka rënë përtokë. Prej vitesh ka pasur një pakënaqësi mes të dyve, ata janë përplasur disa herë verbalisht në ekranin e vogël. Emisioni i regjistruar është transmetuar në ‘Canale 5’, mbrëmë vonë.

Kjo ishte deklarata e Vittorio Sgarbi, pas incidentit: “Unë jam fyer, sulmuar dhe hedhur në tokë nga Mughini, i cili kërkoi që një dirigjent orkestre të deklarohej kundër Putinit, duke harruar se sportistët që e kishin bërë këtë nuk lejoheshin të luanin gjithsesi.

Mohimet e tij të incidentit janë të kota. Pamjet do të tregojnë se u ngrit për të më goditur, më shtyu duke më mbytur nga karriget dhe pikturat”, – tha Sgarbi në portalin e Roberto D’Agostinos.