Është hapur për publikun, në Vietnam, pasi ka marrë certifikatën e Rekordeve Guinness dhe të Shoqatës së Rekordeve Botërore, ura prej xhami më e gjatë në botë.

“Bach Long”, ose më saktë “dragoi i bardhë “, është një urë me një bazë prej xhami në krahinën e Son La, në pjesën veriperëndimore të vendit.

Bëhet fjalë për një shëtitje që kalon rreth disa  mmureve shkëmbor para se të kalohet lugina mes dy majave, duke arritur një gjatësi totale prej 632 metrash.

“Është spektakolare, inxhinierët e kanë ndërtuar anash një humnere, por ruan të gjithë elementet e natyrës, ka qenë një projekt mahnitës”, ka thënë një vizitor.

“Nuk kam guxuar të shikoj poshtë sepse kam frikë nga lartësia. Kam imagjinuar në mendjen time se çfarë do të kishte ndodhur nëse do të kisha rënë dhe kjo më ka frikësuar për të vazhduar”, ka thënë një tjetër vizitore.