Andriy Shevchenko është larguar nga kombëtarja e Ukrainës.

Ka qenë vetë ish-ylli i Milan-it që e ka dhënë lajmin, me një postim në Instagram.

“Sot mbaron kontrata ime me kombëtaren e Ukrainës. Kam kaluar pesë vite me kombëtaren, ka qenë një punë e madhe, por që ka reguar se jemi në gjendje të luajmë një futboll modern”, ka thënë Shevchenko.

“Falënderoj presidentin për mundësinë që më ka dhënë, ashtu si çdo lojtar, të gjithë personat që më kanë ndih muar dhe kanë qenë të përfshirë me skuadrën.

“Shumë falënderime tifozëve për mbështetjen dhe kritikat. Bashkë kemi treguar se futbolli ynë mund të jetë cilësor, produktiv dhe argëtues”.