Andriy Shevchenko është duke u shqyrtuar mundësinë e marrjes së drejtimit të Chelsea, sipas “Le 10 Sport”. Blutë e Londrës po rreshtojnë kandidatët e mundshëm për të zëvendësuar Frank Lampard, i cili është nën presion të fortë, pas një periudhe makthi Krishtlindjesh për të tijtë. Ish-sulmuesi i Chelsea, Shevchenko, i cili aktualisht është në krye të ekipit kombëtar të Ukrainës, është në mesin e disa trajnerëve që po konsiderohen për këtë pozicion, duke parë se rezultatet janë negative me Lampard, pavarësisht se shpenzimet e merkatos së verës nga presidenti Abramovich ishin më të mëdhajat, afro 250 milionë euro përforcime.