Shfaqja e kuqe e super Henes mbrëmë për shkak të eklipsit total: ndodh kur Hëna e plotë është në pikën e orbitës së saj më afër Tokës. Fenomeni ishte vetëm pjesërisht i vëzhgueshëm nga Shqiperia, duke qenë se kulmi erdhi kur Hëna po perëndonte…

Eklipsi ndodh kur Hëna arrin pikën e orbitës së saj ku është në një linjë të përkryer midis Diellit dhe Tokës, në mënyrë që të fshihet nga drita e Diellit brenda hijes së Tokës. Nëse shtrirja nuk është e përsosur, eklipsi është i pjesshëm ose gjysëm.

“Gjatë tërësisë, por edhe në një fazë të pjesshme të avancuar, Hëna – vëren Masi – merr një ngjyrë bronzi karakteristike elegante. Ajo rrjedh nga fakti se në atë moment atmosfera e tokës po drejton pjesën e kuqe të spektrit elektromagnetik drejt Hënës. “.

Është mirë të theksohet. ai shton, se “ajo që për ne tokësorët është një eklips i Hënës, nga sateliti ynë do të shfaqej si një eklips i Diellit: në fazën totale, nga Hëna do të shihnim një aureolë të kuqërremtë”.

Nje shfaqje fantastike e Super Henes u duk ne Shkup, teksa nje fotografi e tregon perfekt. Per t’u dalluar edhe Hena e pare ne tempullin e Athines, ne ate te Poseidonit, ku ishte si dicka mitike.