Kjo e premte do të jetë nën ndikimin e një moti të alternuar me vranësira e reshje të izoluara dëbore në zonat juglindore dhe verilindore ndërsa shira të dobët do të ketë në jug të vendit. Sakaq, në zonat qendrore të vendit priten kthjellime e vranësira të shpeshta gjatë paradites.

Në pjesën e dytë të ditës pritet një përmirësim i kushteve të motit duke bërë që i gjithë territori i vendit të dominohet nga kthjellime dhe vranësira të dendura por pa reshje.

Temperaturat e ajrit do të mbeten konstante në mëngjes por mesdita sjellë një rënie të lehtë të tyre duke luhatur vlerat ditore nga -6°C deri në 13°C.

Era do të fryjë e lehtë deri mesatare me shpejtësi mbi 28 km/h nga drejtimi Lindor – Juglindor, kjo do te beje qe ne brigjet detare te gjenerohet dallgëzim 1 – 2 ballë.