Kivanç Tatlitug është një nga aktorët më të njohur jo vetëm në Turqi, por në mbarë botën falë roleve të tij të shumta në seriale të ndryshme.

Së fundmi, aktori ka marrë një ofertë për të qenë një nga protagonistët kryesorë të një seriali të ri që pritet të nisë së shpejti në Turqi, ‘If the King loses’, ‘Nëse Mbreti humb’.

Teksa seriali pritej të niste xhirimet së shpejti, çdo gjë duket se ka mbetur pezull për shkak të…pagesës.

Aktori turk dhe jo vetëm, por edhe partnerja e tij në këtë serial duket se kanë kërkuar shuma të majme për vetëm një episod të serialit.

Mediat turke kanë raportuar së fundmi se Kivanc ka kërkuar mbi 80 mijë dollarë për një seri të filmit, ose 1.5 milionë lira turke, teksa edhe protagonistja tjetër e serialit, Serenay Sarikaya ka kërkuar rreth 1 milion lira turke.

Por, producenti i serialit ka vendosur të heqë dorë nga këto dy aktorë sapo ka dëgjuar për shifrat e larta të vendosura nga ta dhe është në kërkim të aktorëve të tjerë.