Pas ankesës që iu bë nga Dhoma e Avokatisë së Gjirokastrës, për t’i hequr licencën Eni Çobanit, avokatja e njohur nga publiku shqiptar ka reaguar për herë të parë.

Sipas tyre, Çobani ka thyer bojkotin e avokatëve, pasi ka marrë pjesë në një seancë gjyqësore në Gjykatën e Faktit në Përmet. Por ky vendim nuk ka kaluar pa reagimin e zonjës Eni.

Avokatja e emisionit “Shihemi në Gjyq” në Tv Klan ka reaguar përmes një video të publikuar në profilin e saj zyrtar në Instagram. Ajo thotë se nuk është e informuar për një kërkesë të tillë në mënyrë zyrtare, duke nënkuptuar kështu se asgjë nuk ka mbërritur në dorë të saj.

“Përshëndetje të gjithëve! E bëj këtë lidhje direkte nga zyra ime me dëshirën e mirë për të sqaruar një situatë jo të këndshme që sot në mëngjes është paraqitur. Më vjen shumë keq sepse e mira është që kur informacionet jepen në mënyrë publike duhet që të pyetet edhe pala e cila përmendet. Për shkak të kohës që kam në dispozicion më duhet që të flas pak shpejt. Për t’ju qetësuar të tërëve, unë nuk jam e informuar zyrtarisht për asnjë lloj ankese. Më kanë çuar faqe të ndryshme shumë kolegë të çuditur që si është e mundur, pasi unë kam një kalendar shumë të dendur në gjykatat e Shqipërisë gjë të cilën e vërtetojnë vetë qytetarët”– thotë ajo në videon e publikuar në Instagram teksa e shoqëron edhe me hashtagun #shiheminëgjyq.

Avokatët e Përmetit janë takuar me Eni Çobanin në hyrje të gjykatës, por ajo nuk ka ndaluar dhe ka hyrë në godinë, ku sipas avokatëve, ajo ka marrë edhe fjalën dhe ka diskutuar në gjykim.

Dhoma e Avokatisë së Gjirokastrës ku bëjnë pjesë edhe avokatët e Përmetit i ka dërguar Komitetit të Disiplinës të Dhomës Kombëtare të Avokatisë në Tiranë një ankesë ku kërkojnë që të merren masa ndaj avokates Eni Çobani, me heqjen e licencës.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Eni Cobani (@enicobani)