Kush e ka parë një herë të vetme filmin ‘No Time to die’, ku protagonist kryesor është James Bond, me siguri e ka fiksuar edhe makinën ikonike ngjyrë gri, ‘Aston Martin’.

Kjo makinë tashmë është shitur për një çmim marramendës pak ditë më parë në ankandin e mbajtur në Londër. Një blerës anonim e bleu këtë makinë përmes telefonit për çmimin 3 milionë dollarë.

Shtëpia e ankandeve ‘Christie’s’ tregoi se në botë ka vetëm dy makina të tilla, teksa një është tashmë pronë e këtij blerësi anonim.

Pjesë e këtij ankandi nuk ishte vetëm ky mjet, por edhe disa nga kostumet që James Bond ka veshur në këtë film, si edhe disa kujtime e objekte të tjera nga filmi.

Ankandi u hap me rastin e veçantë të 60 vjetorit të krijimit të agjentit të famshëm 007, një rol që luhet nga aktori Daniel Craig.