“Suning po punon pa shumë zhurmë për të përgatitur largimin e nga Inter-i”.

Për këtë është e sigurt e përditshmja italiane Il Giorno, që ka publikuar detaje të tjera në lidhje me negociatat mes kolosit kinez dhe fondit BC Partners për shitjen e aksioneve të Inter-it.

“Nga sa thuhet në ambientet financiare, palët e kanë nënshkruar dhjetorin e kaluar për një negociatë ekskluzive që skadon në fillimin e shkurtit”, shkruan Il Giorno.

“Deri atëherë, domethënë, nuk do të kishte asnjë mundësi për fondet e tjerë të interesuar për të ndërhyrë në një operacion që duket se i ka bazat shumë solide”.