Cilat jane ushqimet që mund të rrisin rrezikun për probleme të trurit ose kujtesës, veçanërisht kur rriteni? Zbuloni se cilat artikuj problematikë duhet të shfaqen më pak në dieten tuaj, ose më mirë, të zhduken fare…

Ushqime të paketuara – Këto ushqime të paketuara, janë të larta në yndyrna. Ju mund ta dini se yndyrat nuk janë të mira për zemrën dhe enët e gjakut. Hulumtimet kanë zbuluar se ato gjithashtu mund të bëjnë kërdi në funksionin e trurit. Një studim nga revista Neurology zbuloi se të moshuarit që kishin nivelet më të larta të acidit elaidik në gjakun e tyre kishin më shumë gjasa për të zhvilluar demencë.

Alkooli – Ndërsa një gotë e vetme verë ose birrë nuk ka gjasa të ngatërrojë mendjen tuaj, alkooli ndikon drejtpërdrejt në rrugët e komunikimit të trurit. Sa më shumë të pini, aq më e vështirë mund të jetë të përpunoni informacione të reja ose të mbani mend gjëra. Alkooli gjithashtu mund t’ju bëjë të ndiheni konfuz ose në depresion.

Pijet e ëmbla – Nëse doni ta mbani trurin tuaj të mprehtë me kalimin e moshës, shmangni pijet super të ëmbla. Hulumtimet kanë zbuluar se njerëzit që pinë shumë pije të gazuara, çaj të ëmbël dhe pije të tjera me sheqer kanë më shumë gjasa të kenë probleme me kujtesën. Këto pije, të cilat shpesh kanë një lloj sheqeri të quajtur fruktozë, madje mund të bëjnë që pjesë të caktuara të trurit tuaj të bëhen më të vogla.

Ushqime të skuqura – Njerëzit që hanë shumë ushqime të skuqura dhe të përpunuara kanë tendencë të kalojnë më keq në testet që masin aftësitë e tyre të të menduarit. Arsyeja e mundshme: ushqimet e skuqura dhe të yndyrshme. Këto kënaqësi fajtore shkaktojnë inflamacion, i cili mund të dëmtojë enët e gjakut që furnizojnë trurin me gjak dhe të dëmtojë vetë trurin.