Një stuhi reagimesh është konstatuar në rrjetet sociale me rastin e ngjarjes së 1 majit, ku u përfshi një grup të rinjsh në një tavernë në Edipsos. Njëri prej tyre është regjistruar në video duke joshur me ushqim një kotele dhe më pas duke e hedhur në det.

Mëngjesin e së hënës për këtë çështje ka ndërhyrë ministri i Mbrojtjes së Qytetarëve, Takis Theodorikakos, i cili ka kontaktuar me shefin e policisë helene, Konstantinos Skoumas dhe komandantin e Prokurorisë së Krimeve Kibernetike, Vasilis Papakos.

Ministri tha se do të bëhet ajo që parashikon ligji për mbrojtjen e kafshëve. Vihet re se keqtrajtimi i kafshëve është një vepër penale dhe dënohet me gjobë deri në 50 mijë euro dhe dënim me burg deri në 10 vite në Greqi.

Ndërkohë, i riu që fillimisht kërkoi falje për ngjarjen, më pas filloi të reagojë me fyerje ndaj atyre që e kritikojnë në rrjetet sociale. Ndër të tjera ai shfaqet në një rrëfim duke thënë se i ka ushqyer macet me peshk 50 euro dhe se vetëm e ka shkelmuar macen dhe ka ra në rërë, jo në det, ndërsa shan ata që e kritikuan duke thënë:

“90% e atyre që më kanë mallkuar nuk kanë as qen dhe as mace në shtëpinë e tyre. Le ta marrin një të tillë në shtëpi dhe pastaj të dalin e të flasin për abuzimet…” Megjithatë, disa përdorues në Twitter postojnë foto nga restoranti, duke hedhur poshtë pretendimin se kotelen e ka hedhur në breg të detit”.

Ndërkohë, njeriu që kreu aktin e keqtrajtimit ndaj kafshës, ka dhënë “shpjegimin” e tij, duke kërkuar falje me fjalë fyese. “Kërkoj falje për atë që ndodhi dje. Kishim pirë disa birra. Ne bëmë një m*t në nivele të arsyeshme, jo një m*t të trashë.

Nuk e kemi shkelmuar, e shtymë macen dhe ka rënë në rërë, në bregun e plazhit”, – thotë ai në një nga videot që ka postuar në Instagram, teksa shton foto me kafshë në përpjekje për të bindur se është “dashnor” dhe jo abuzues i tyre, siç tregohet në videon që ka postuar në rrjetet sociale.