Shkëlzen Berisha dhe Armina Mevlani i thanë “PO” njëri-tjetrit të dielën e 25 shtatorit në një dasmë magjike të mbajtur në një fshat të Shijakut.

Çifti kishin ftuar rreth 300 veta në gëzimin e tyre, mes të cilëve familjarë, politikanë e artistë të njohur të skenës shqiptare.

Që pa nisur dasma, Armina vendosi të publikonte në kanalet e saj sociale disa foto vërtetë spektakolare, të cilat tërhoqën vëmendjen e të gjithë rrjetit.

Sakaq, edhe Shkëlzeni, i cili nuk është aq aktiv në rrjete sociale, duke qenë paksa hermetik sa i përket jetës së tij private ka vendosur të ndajë me ndjekësit disa foto të papublikuara më parë.

Ai nuk ka bërë asnjë përshkrim mbi fotot e publikuara, teksa komentet e pëlqimet kanë qenë të shumta.