Natyra ndonjëherë luan truket spektakolare. Wave Rock, në Australi, është një formacion natyror shkëmbor që ka formë si një valë surfing. Ai është 14 metra i lartë dhe 110 i gjatë dhe për shkak të karakteristikës së tij është destinacioni i mijëra turistëve çdo vit.
Vala e gurit formon anën veriore të një kodre të vetmuar të njohur si ‘shkëmbi Hyden’, në qytezën e Hyden, në rezervatin natyror të Parkut të Kafshëve të Egra Hyden.
Wave Rock mund të jetë një nga formacionet më të vjetra të Australisë. Sipas disa studimeve të kryera në vitin 1960, ajo daton 2.7 miliardë vjet më parë.
Fillimisht ishte varrosur nën tokë, më pas gjatë epokave gjeologjike, erozioni i tokës përreth do ta kishte nxjerrë në sipërfaqe.
Shkëmbi, i përbërë nga graniti, ka vija vertikale gri, okër dhe të kuqe, të prodhuara nga lloje të ndryshme materialesh të cilat marrin nuanca të ndryshme kromatike në varësi të dritës së diellit gjatë ditës.
Shkëmbi tërheq dhjetëra mijëra turistë çdo vit, të magjepsur nga konformacioni natyror por edhe nga speciet e shumta të kafshëve që jetojnë në park si kangurët, koalat dhe zogjtë e ndryshëm ekzotikë.
Në zonë ka edhe një florë harlisur me bimë dhe lule ekzotike me forma dhe karakteristika magjepsëse. Në të kaluarën, zona ku qëndron Shkëmbi Valor konsiderohej e shenjtë nga popujt autoktonë, ndërsa sot është një qendër pritjeje e lulëzuar turistike.