Pothuajse një shekull pas zhdukjes së tij, tigri Tasmanian mund të kthehet në jetë. Shkencëtarët në Australi dhe Shtetet e Bashkuara të angazhuar në projektin ambicioz kanë bërë së fundmi një hap të rëndësishëm përpara në programin e rikthimit të marsupialit mishngrënës, i njohur gjithashtu si thylacine (Thylacinus cynocephalus).

Laboratori, i aktivizuar nga Universiteti i Melburnit, do të përdorë bashkëpunimin e kompanisë së bioteknologjisë Colossal Biosciences me bazë në Teksas, tashmë aktive në një projekt po aq ambicioz, nëse jo më të guximshëm, për të rikthyer në jetë mamuthin e leshtë.

Projekti i ri do të shfrytëzojë përparimet në rikuperimin e ADN-së, redaktimin e gjeneve dhe riprodhimin artificial për të ‘rikrijuar një tilacinë’, siç shpjegohet nga Andrew Pask, profesor në Universitetin e Melburnit dhe drejtor i Thylacine Integrated Genetic Restoration Research Lab, laboratori në krye të iniciativës.

“Ne argumentojmë fuqimisht se, para së gjithash, ne duhet të mbrojmë biodiversitetin tonë nga zhdukjet e mëtejshme, por për fat të keq nuk po shohim një ngadalësim në humbjen e specieve”, tha Pask.

“Kjo teknologji ofron potencialin për të zgjidhur këtë problem dhe mund të zbatohet në rrethana të jashtëzakonshme ku speciet themelore janë humbur”.