Arjola Cakollari ishte 27-vjeçarja nga Berati që ndërroi jetë gjatë ditës së djeshme prej koronavirusit në spitalin Covid 1 në Tiranë. Abc News raporton se e reja jetonte në Tiranë, por kishte shkuar për t’iu shërbyer prindërve, të cilët ishin infektuar më herët me koronavirus.

Dyshohet se ajo është infektuar gjatë këtij momenti duke u shtruar fillimisht në repartin Infektiv të spitalit të Beratit por përkeqësimi i gjendjes shëndetësorë bëri që ta dërgonin në Tiranë ku u fut në intubim.

Fatkeqësisht, 27-vjeçarja humbi jetën disa ditë më vonë pasi virusi i kishte prekur 99% të mushkërisë duke e bërë praktikisht të pamundur që ajo të mund të kryente funksionin. Arjola u përcoll dje për në banesën e fundit nga të afërmit, ndërsa mësohet se nuk vuante nga asnjë sëmundje tjetër shoqëruese.