Kryetarja e Komisionit për Edukimin, Flutura Açka, foli në ditën e parë të nisjes së vitit akademik për sistemin arsimor, duke u shprehur se në 5 vitet fundit kemi humbur rreth 58 mijë nxënës për shkak të emigrimit masiv të shqiptarëve.

‘“Një nga çështjet është edhe sugjerimi i disiplinave të reja të shkolla, futja e detyrueshme të notit dhe e çiklizmit, nisur nga përvoja e plazheve shqiptare të mbytjeve të shpeshta të fëmijëve, apo e disiplinave që i shërbejnë integrimit me Europën.

Programeve kundër racizmit, fanatizmit dhe radikalizmit dhe veçmas kujdesi i shtuar për fëmijët me aftësi ndryshe, për t’u përafruar me standardet europiane.

Në shkollat shqiptare të vendoset me detyrim mësimi i historisë së regjimit diktatorial, transparencë për të gjitha detajet që lidhen me arsimin”, u shpreh Açka.