Një agjent i policisë që punonte në Kongresin amerikan ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve që kishte marrë gjatë sulmit që protestuesit dhe mbështetësit e Donald Trump bënë në Capitol Hill dy ditë më parë.

Polici Brian Sicknick është goditur teksa përpiqej të zmbrapste sulmet e protestuesve që kishin hyrë në mjediset e brendshme të Senatit. Edhe pse ishte kthyer në kazermë, ai më pas ka rënë në dysheme dhe është dërguar në spital, ku humbi jetën pas disa orësh në agoni.

Më herët, nga ky sulm kishin humbur jetën më herët edhe 4 persona të tjerë, të gjithë protestues.

Policia e Capitol Hill dhe autoritetet federale do të nisin një hetim për vdekjen e Sicknick. Deri më tani janë arrestuar më shumë se 50 persona, ndaj të cilëve ka nisur një proces gjyqësor, të akuzuar se kanë përdorur dhunë dhe kanë kryer akte të dhunshme gjatë protestës së tyre.