Një aktore e re e Bollywood-it, yll i disa serialeve të suksesshme televizive, vdiq pasi iu nënshtrua një operacioni me liposuksion në një qendër bukurie në Bengaluru. Chethana Raj, 21 vjeç, erdhi në qendër e shoqëruar nga një shoqe e saj.

Ajo kishte deklaruar se ishte e afërme dhe kishte firmosur së bashku me të formularin e lirimit për trajtimin. Familjarët kanë mbetur në befasi kur i ka telefonuar një spital publik, ku Çetana ishte dërguar me urgjencë, duke i njoftuar se e reja ishte pa ndjenja.

Në rrezik për jetën! E transferuar nga familja e saj në një spital të dytë, vajza humbi jeten pak më vonë. Babai, një sipërmarrës, ka denoncuar drejtuesit e qendrës në polici duke i akuzuar për vrasje, për neglizhencë mjekësore.

Zyrtari shëndetësor i qarkut tha se qendra kozmetike nuk kishte licencë për procedurën (kirurgji për humbjen e yndyrës) që i bënë aktores. Ajo kishte vetëm licencën për të funksionuar si poliklinikë dhe ambulancë.

“Ata duhet të paraqesin një shpjegim me shkrim për këtë incident. Nëse nuk përgjigjen, do të ndërmerren veprimet e nevojshme,” tha Bengaluru DHO për agjencinë e lajmeve ANI.