Çifti Bora Zemani dhe Donald Veshaj, kanë qenë më të përfolurit në median rozë gjatë dhe pas përfundimit të “Big Brother VIP”. Pas shumë aludimesh nese janë rikthyer apo jo së bashku, ata nuk fshihen më!

Edhe pse dyshja u përpoq ta mbanin sekret ribashkimin e tyre, tani duket se po dalin hapur publikisht. Teksa kanë qenë në “Sunny Hill Festival”, Semi ka vendosur të thyejë heshtjen.

Ajo ka publikuar pak më parë një foto me Donaldin dhe Borën ku përbri shkruan: “Shokë përgjithmonë”. E mesa duket Donaldi sapo u pajtua me Borën rregulloi edhe relatat me Semi Jaupajn…