Neymar Jr, i cili është në momentin më të mirë te PSG, ka befasuar me deklaratat e diskutueshme për revistën “Giffer”. Në këtë bisedë, ish-ylli i Barçës pranon se jo gjithçka është para dhe lavdi rreth futbollit. Dhe se ai nuk është gjithmonë i lumtur në këtë sport:

“Pasi arrita në pikën e dyshimit, nëse doja të vazhdoja të luaja futboll, mendova se njerëzit nuk e pëlqejnë këtë. Unë shkova në shtëpi një ditë me kokën e nxehtë, pastaj fillova të kujtoj gjithçka që bëra për të arritur këtu. Dashuria që unë kam për futbollin, e cila më qetëson kurdoherë, më ktheu në realitet”.

28-vjeçari brazilian pranoi se presioni nuk e prek shumë: “Unë jam një person që e trajtoj lehtësisht presionin, kjo është arsyeja pse jam 10-shi i kombëtares braziliane dhe i PSG-së. Unë jam thjesht Neymar. Jam shumë mirënjohës që përfaqësoj skuadra si PSG dhe Brazili. E di që duhet të jap 100% kur luaj, sepse kjo është ajo që të gjithë presin”.